Ronaldo qetëson Realin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

La Liga/ Real Madrid arriti të marrë një fitore bindëse në kampionat ndaj Villareal me rezultatin 3-0, por ajo që shqetësoi shumë stafin madrilen ishte dëmtimi i Cristiano Ronaldos. Ylli portugez pësoi një goditje gjatë ndeshjes së djeshme duke zbehur disi entuziasmin e suksesit të arritur. cristiano-ronaldo-levante-real-madrid-02032016_1oi0ruqdj0fon1b1qysz8o7id9Trajneri Zidane u duk i shqetësuar pas ndeshjes duke u shprehur se shpresonte që të mos ishte ndonjë gjë e rëndë, teksa vetëm ditën e sotme është mësuar se si është gjendja e Ronaldos. Pas diagnostikimit është qartësuar çdo gjë, teksa portugezi nuk ka asgjë serioze. Mjekët madrilenë janë shprehur se lojtari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës, teksa nuk ka asgjë serioze në lidhje me dëmtimin e lehtë të pësuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.