Ronaldo rikthen Realin tek fitorja (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageLa Liga/ Real Madrid është rikthyer sërish tek fitorja pas rezultatit zhgënjyes në derbin e Madridid. Skuadra e Zidane fitoi në transfertën e Levantes me rezultatin 1-3 duke bindur në rezultat dhe në lojë pas javëve të fundit plot kritika. Një gol i Ronaldos, një autogol i portierit dhe rrjeta e Iscos në minutat shtesë i dhanë 3 pikët “Los Blancos” që sërish mbeten larg Barcelonës plot 9 pikë por me një ndeshje më shumë se këta të fundit.

Ja rezultatet e mbrëmjes në La Liga

Levante – Real Madrid 1-3

Sevilla – Eibar 1-0

Malaga – Valencia 1-2

Athletic Bilbao – Deportivo 4-1

Celta Vigo – Villareal 0-0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.