Ronaldo shkruan historinë, thyen mitin e Raul

0
SHPËRNDAJE

Me “manitan” përballë Espanyol-it, Ronaldo është futur direkt në histrinë e Realit të Madridit si golashënuesi më i mirë në La Liga me fanellën e “Los Blancos”. Ato pesë gola të së shtunës i vunë kapakun çdo lloj kritike. Portugezi 30-vjeçar realizoi 5-golëshin e dytë në karrierë,teksa më parë ia kishte dalë edhe sezonin e kaluar në fitoren 9-1 të Realit kundër Granadas.Mirëpo ky i këtij viti është më i rëndësishëm, sepse arriti të thyejë rekordin e Raul Gonzalez. Portugezi tanimë numëron plot 230 gola në La Liga, kundrejt 228 golave që ka shënuar ish-kapiteni legjendar, Raul.

ronGjithashtu Ronaldo ka barazuar edhe rekordin e legjendarit Telmo Zarra, i cili në karrierën e tij pati shënuar dy pesëgolësha. Por për rekordin me më shumë gola në La Liga, Ronaldo duhet të thyejë Lionel Messin, që deri më tani ka shënuar plot 286 herë. Gjithësesi statistikat e Ronaldos janë mbresëlënëse. Me302 ndeshje në total nëpër të gjithë kompeticionet me Realin, Cr7 ka shënuar plot 323 herë, duke shërbyer edhe 105 asiste.

https://www.youtube.com/watch?v=yfgbPW5kgeY

S'KA KOMENTE

Comments are closed.