Ronaldo vlen 1 miliard euro

0
SHPËRNDAJE

Ronaldo sebashku me presidentin Perez
Ronaldo sebashku me presidentin Perez

E çuditshme por e vërtetë.

Presidenti i Realit të Madridit Fiorentino Perez duke folur për mikrofonin e “Cadena Cope” ka hedhur dritë mbi shumë çështje,dhe ka shprehur hapur konsideratat e tij.

Për Benitez ai tha se asnjërë nuk kam pasur një trajner të tillë.
Për Mourinho u shpreh se me atë bëmë një hap përpara,por Mourinho nuk kthehet më këtu.
Cuditërisht Perez nuk tha asnjë fjalë për Ancelotin që e ktheu Realin në fronin Europian duke i dhënë Kupën e 10-të të Champions League.

“Nuk mund ta konceptoj Realin pa Ronaldon tha Perez, duke shtuar se PSG kishte ofruar 150 mln euro për ta marrë.

Perez e ka blinduar Ronaldon duke vendosur shifrën 1 miliard euro si klauzolë largimi.

Ai e mbyll intervistën duke thënë :”Nëse PSG e do Ronaldon duhet të paguajë 1 miliard euro dhe ai bëhet i tyre”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.