Rosberg “pole” në Baku, Hamilton “out”

0
SHPËRNDAJE

Lewis Hamilton nuk arriti dot të ruajë përformancën e provave të lira edhe në ato zyrtarë duke i bërë një dhuratë shokut të tij të skuadrës Nico Rosberg. Piloti gjerman do të niset nga pole postion në Çmimin e Madh të Europës pas gabimit që bëri piloti tjetër i Mercedes që u përplas me murin rrethues në pistën ndërqytetase të kryeqytetit të Azerbajxhanit Baku, që për të parën herë është pjesë e kalendarit të Formula 1.

Nico Rosberg
Nico Rosberg

Hamilton gaboi në sesionin e tretë të provave zyrtare duke u përplasur me murin mbrojtës të pistës dhe garën e së Dielës do t’a nisë nga vendi i 10-të. Ndërkohë pas Rosberg, kohën e dytë më të mirë në Azerbajxhan e regjistroi Sergio Perez por ky i fundit ndryshoi kamjon e makinës së tij dhe për këtë gjë është penalizuar me 5 pozicione duke nisur garën nga vendi i 7-të.

Në vijën e parë të nisjes përkrah Rosberg do të jetë Daniel Ricciardo i cili do të ndiqet nga Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen. Dy pilotët e Ferrarit përfituan nga penalizimi i i Perez për t’u nisur nga radha e dytë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.