Roshi: Gjuajta pasi nuk pashë shokë në zonë

0
SHPËRNDAJE

Ndonëse qëllimi kryesor i mosdaljes pa pikë nga Kopenhageni u arrit, shumëkujt i ka ngelur ende në mendje rasti i minutës së 92-të kur Odise Roshi u shkëput bukur nga e djathta dhe goditi por në pozicion të prirët me portierin danez që e bllokoi gjuajtjen e tij. Në momentin e shkëputjes së Roshit, aksionin e ndoqën edhe dy lojtarë të tjerë të ekipit tonë që mund të shënonin me lehtësi nëse topi do të arrinte te ata.

Vetë Roshi largon hijet e egoizmit duke u shfajësuar se nuk pa njeri në zonë dhe prandaj zgjodhi të godasë drejt portës. “Unë e mora topin dhe vrapova me sa fuqi që kisha. Në momentin që hyra në zonë hodha vështrimin anash, por nuk pashë asnjë nga shokët tanë,
ndaj dhe gjuajta vetë. E ktheva kokën dy herë dhe nuk pashë asnjë në zonën daneze. Tani pas ndeshjes mund të diskutojmë shumë gjëra, por mos harroni që ajo është çështje sekondash. Nuk e kam takuar trajnerin dhe nuk kam folur me asnjë. Më këshilluan të qetësohesha, sepse u nervozova me veten. Mendoj se ne ia arritëm qëllimit me këtë barazim,” – është prononcuar në lidhje me këtë rast mesfushori shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.