Roshi vendimtar tek Rijeka

0
SHPËRNDAJE

Odise Roshi
Odise Roshi

Legjionarët/ Rijeka ka arritur të marrë një fitore të mundimshme ditën e sotme teksa mposhti jo pa vështirësi skuadrën e Osijek. Ndeshja mes tyre përfundoi me rezultatin 2-1, teksa brënda 2 minutave shtesë u shënuan plot 2 gola për t’a bërë këtë sfidë tepër interesante. Gavranovic në minutën e 50′ kaloi Rijekën në avantazh teksa në minutën e 90′ Perosevic do të barazonte shifrat në 1-1. Për të zgjidhur ndeshjen në favor të vendasve u desh ndihma e mesfushorit shqiptar, Odise Roshi. Lojtari i Kombëtares kuqezi i futur në lojë në minutën e 70′ ishte ai që i dha asistin sulmuesit Bezjak në minutën e dytë shtesë për të shënuar golin e fitores. Padyshim që Roshi ka një meritë të madhe tek kjo fitore teksa pasimi i tij u kthye në gol me vlerën e 3 pikëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.