“Roza Haxhiu” mbyllet të premten pas përballjes Sopoti – Vllaznia B

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e parë / Pas fitores ndaj Elbasanit që e shpëtoi nga rënia direkt një kategori më poshtë, Sopotin e pret një tjetër ndeshje finale. Ekipi librazhdjot do të luajë ndeshjen e fundit të vitit ku do të përballet në “play off” ndaj Vllaznisë B, ndeshje që vlen sa një sezon të tërë.

Ndeshja Sopoti – Vllaznia B është zyrtarizuar të luhet në Lushnje këtë të premte. Përballja e fundit do të luhet në orën 16:00 dhe është mjaft vendimtare për fatin e dy skuadrave në sezonin futbollistik.

Nga ana e FSHF është menduar që stadiumi i Lushnjes është i duhuri për këtë ndeshje, para se të fillojnë punimet për restaurimin e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.