Rrahman Hallaçi: Vllazninë e respektojmë por e mundim, jemi shumë mirë

0
SHPËRNDAJE

Optimizëm dhe dëshirë në kampin e Kukësit për t’i shkuar deri në fund titullit, para nisjes së fazës së katërt të Superiores. Kapiteni Rrahman Hallaçi deklaron se verilindorët nuk mund t’i ndalë asgjë drejt një suksesi historik, pavarësisht vështirësive të shumta që do të shfaqen në këtë sprint final të sezonit.

“Eshtë faza e fundit dhe lodhja është qoftë fizike dhe psikologjike. Do t’i sfidojmë të dyja dhe do të shkojmë deri në fund kampionatit. Gjendja fizike e skuadrës është shumë e mirë, por kampionati është shumë i vështirë. Kjo u pa edhe me Luftëtarin që na vuri në vështirësi. Si Luftëtari janë të gjitha ekipet e tjera. “

Respekt maksimal për Vllazninë, për emrin që ajo përfaqëson në futbollin shqiptar, por Kukësit sipas kapitenit Hallaçi nuk i lejohen hapa të gabuar, aq më tepër përballe publikut vendas në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

“Vllaznia ka trajner dhe lojtarë shumë të mirë, por neve nuk na lejohen hapa të gabuar. Respekte për fanellën dhe emrin e Vllaznisë por neve na duhet të marrim patjetër tri pikët.”

Ndeshja direkte me Partizanin është vetëm një nga nëntë takimet e mbetura për Kukësin, prandaj mbrojtësi veteran këmbëngul se fokusi i skuadrës së trajnerit Ernest Gjoka duhet të jetë vetëm te ndeshja e radhës.

“Ne kemi dëshirë të jemi me disa pikë më shumë në ndeshjen direkte me Partizanin. Forca jonë bazohet te grupi, por kuptohet takimet duhet t’i marrim një dhe nga një pa e patur mendjen te Partizani.”

Ndërkohë që në garën për titull nuk është vetëm Partizani, Hallaçi thekson se me cilësinë dhe eksperiencën që ka, Skënderbeu ka të drejtë ta tentojë deri në fund trofenë më të rëndësishëm sezonal.

“Skënderbeu ka një skuadër shumë të fortë, duke parë edhe ndeshjen që bëri me Partizanin. Ka ekseperiencë dhe cilësi për të qenë rival deri në fund. Absolutisht që nuk është jashtë garës për titull“,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.