Rrahmani: Futbolli kroat i fortë dhe i shpejtë

0
SHPËRNDAJE

0000000000460864
Amir Rrahmani me numrin 18 te Rnk Split (Foto: Duje Bonacic)

Pas ecurisë mbresëlenëse të javëve të para në kampionatin kroat me Rnk Split, mediat kroate i kushtojnë vëmendje ish-mbrojtësit të Partizanit dhe Kombëtares së Shqipërisë, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi 21 vjeçar po përshtatet mirë me klubin e ri në kampionatin kroat e kur pyetet mbi diferencat me kampionatin shqiptar thotë se kampionati kroat qëndron më lart cilësisht. Loja është më e shpejtë dhe më e fortë në Kroaci dhe duhet të jesh gjithnjë i përqendruar. Nuk ka kohë për pushim as kur topi del jashtë vijave kufizuese.

“Kam luajtur kundër Hajduk por ende jo ndaj Rijekës apo Dinamos së Zagrebit. Mesa kam parë janë më të fortë se Hajduku por në Kroaci asnjë ekip nuk është kundërshtar i lehtë,” thotë Rrahmani.

“Nuk jam lojtar që gjuaj shumë, më pëlqen të mbroj dhe të pasoj. Më pëlqen grupi i Rnk Split, sidomos më ka bërë përshtypje Ivan Pesic me të cilin më pëlqen të luaj.”, përfundon Rrahmani.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.