Rrahmani i largohet Europës

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ RNK Split i Amir Rrahmanit vazhdon të jetë në rënie të lirë në kampionatin kroat. Pas disa javësh me rezultate negative, skuadra ku luan mbrojtësi shqiptar edhe sot nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e vet ndaj Inter Zapresic me rezultatin 0-0. Mbrojtësi i Kombëtares, Rrahmani ishte në fushë për 90 minuta teksa dha një kontribut të madh në mbrojtje, por skuadra e tij çaloi në sulm duke mos arritur dot të shënojnë të paktën një gol për të marrë 3 pikët aq shumë të dëshiruara.

Amir Rrahmani në aksion
Amir Rrahmani në aksion

Me këtë barazim, RNK Split i jep mundësi rivalëve të Lokomotiva Zagreb për t’u shkëputur akoma më shumë në vendin e katërt që është edhe vendi i fundit që të dërgon në Kupat e Europës. Tashmë ekipi i Rrahmanit mbetet në vendin e 5-të me 44 pikë, por në këtë fund sezoni po kalon një formë të dobët në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.