Rrahmani: Luajmë për fitore me Greqinë

0
SHPËRNDAJE

Shqipëria U21/ Dy ndeshje të rëndësisë maksimale për “shpresat” e Shqipërisë. Përfaqësuesja kuqezi e 21 vjecarëve përballet këtë të enjte në orën 18.00 në një përballje të shumëndier me Greqinë në Elbasan Arena, dhe 4 ditë më pas në të njëjtin impiant përballë Hungarisë. Dy kundërshtarë të nivelit të lartë, por për nje prej futbollistëve më të rëndëisshëm në dispozicion të trajnerit Jupi, Amir Rrahmani pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë, Shqipëria hyn në këto sfida vetëm për fitore.

RrAHMANI“Të dyja ndeshjet janë të vështira. Me Greqinë nuk kemi luajtur ende në këto eleminatore ndërsa me Hungarinë barazuam 2-2 atje. Fillimisht studiojmë Greqinë me shumë kujdes në mënyrë që të shkojmë drejt fitores, ndërsa Hungarinë e kemi parë dhe është ekip shumë i fortë, por ne do të futemi në të dyja ndeshjet për t’i fituar nëse duam të arrijmë dicka në këto kualifikuese”.

Edhe pse jep kontributin e tij me Shpresat, Rrahmani që është aktivizuar edhe me Kombëtaren A, nuk heq dorë nga ëndrra për të qenë me kuqezinjtë e De Biasit në Europianin e Francës.

“Normalisht që është privilegj i madh të jesh pjesë e atij grupi lojtarësh që do të shkojnë në kampionatin europian. Tani bisedova me trajnerët me De Biasin dhe Tramezzanin dhe më thanë, “shiko se është mirë të luash në ndeshjet zyrtare sepse janë të rëndësishme” dhe pastaj duhet të luaj mirë këtu por dhe me klubin akoma më mirë, dhe shpresoj të jem edhe në Francë sepse është një privilegj me të vërtetë shumë i madh”.

Prishtinaliu 22 vjecar që u transferua verën e kaluar nga Partizani vjen pas një sezoni shumë të mirë me RNK e Splitit ku është aktivizuar rregullisht duke qenë disa herë pjesë e formacionit ideal të javës në futbollin kroat. Rrahmani shprehet se synon të ruajë këtë vazhdimësi për të qenë pjesë e formacionit ideal të sezonit në Kroaci, pasi ambiciet e tij janë për të bërë një hop cilësor në merkaton e verës në një nga kampionatet më të forta të Europës.

“Cdo herë cdo futbollsit mendon që të ngrihet sa më shumë, që cdo vit të rritet si futbollist por dhe të gjejë një ekip më të mirë. Normalisht edhe unë e kam menduar dhe shpresoj të ketë një lëvizje pasi interesime ka shumë por jo dicka konkrete pasi është ende herët. Ka patur interesime dhe më parë por ishin disa kampionate që nuk më përshtaten pasi nuk mund të zhvillohesha si futbollist pasi atje ka para por nuk mund të zhvillohesh për kombëtaren”.

Edhe pse Rrahmani si profesioniest nuk mund të përmendë emra bëhet fjalë për skuadra nga Kazakistani dhe Gjeorgjia, megjithatë një destinacion ideal për 22 vjecarin do të ishte Wolfsburgu me shefin e skautëve të klubit gjerman që e ka ndjekur në stadium në një nga ndeshjet e kampionatit kroat.

/SuperSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.