Rrëfehet Marko Radas: “Ja pse e refuzova Partizanin”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Emri i Marko Radasit është përmendur pak ditë më parë si një prej lojtarëve që dëshironte të transferonte skuadra e Partizanit, por oferta është refuzuar nga krotati. Është vetë mbrojtësi që konfirmon faktin se të kuqtë i kanë bërë ofertë, teksa tregon edhe arsyet përse e refuzoi ofertën e klubit kryeqytetas.

Marko Radas
Marko Radas

“Është e vërtetë që më parë, në fund të sezonit jam kontaktuar nga drejtuesit e Partizanit, të cilët kanë shprehur dëshirën për të më pasur pjesë të ekipit të tyre. Një gjë e tillë është reale dhe madje më është ofruar një kontratë që parashikonte rritje të pagës, por gjithçka është mbyllur aty, pasi kanë marrë refuzimin tim të menjëhershëm në lidhje me këtë ofertë.E kam vendosur kështu, pasi kjo ishte ajo që më tha zemra në momentin e parë. Nuk ka të bëjë aspak ana financiare dhe ju këtë e dini më mirë se çdokush.Kam pesë vite që luaj me Skënderbeun dhe jam bërë korçar tani.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.