Rrëfehet Paolo Maldini, nga humbja me Liverpool, tek ngjyrat kuqezi

0
SHPËRNDAJE

Paolo Maldini është një nga ata që kupton nga Champions League, pasi e ka ngritur në qiell plot pesë herë gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në shërbim vetëm të ngjyrave kuq e zi. Jo merkato, por vetëm kujtimet e bukura. Ish-kapiteni i Milanit, në një intervistë të gjatë me “Magazine Champions League” të “Italia Uno”, ripërshkruan hapat që lidhen me konkurrencën më të lartë të klubit, duke filluar me fitoren e parë finale në vitin 1989 kundër Steaua Bukuresht për të arritur tek ndeshje e dyfishtë kundër Livepool të Benitez, me humbjen e Stambollit dhe hakmarrjen e Athinës.

Paolo Maldini
Paolo Maldini

Histori të Champions League – “Finale e parë e Kupës Evropiane në vitin 1989 kundër Steaua Bukuresht dukej një rast unik për ne”- tha Paolo Maldini – “Në vitin 2005, unë u mbusha aq me dhimbje sa që e kujtoj me vështirësi lojën. Ajo humbje në Stamboll kundër Liverpoolit? Ishte e pabesueshme, por i tillë është futbolli.”

Hera e parë në BARCELONA 1989 – “Në ‘Camp Nou’, atë natë do të kenë qenë dy autobusë me mbështetës të Steaua Bukuresht kundër nëntëdhjetë mijë tifozë nga Milano. Në ditët e sotme ajo do të jetë e pamundur, pasi stadiumi është gjithmonë i ndarë në gjysmë mes tifozërive. Ne na dukej një mundësi unike, por ajo është po ajo frymë me të cilat ne pastaj kemi luajtur edhe shtatë finale të tjera të Champions League.”
image
LIVERPOOL: nga ferri në parajsë, nga Stambolli në Athinë – “Finalja në Stamboll kundër Liverpool në vitin 2005 ishte e pabesueshme. Ne krijuam shumë raste edhe pasi u barazuam në 3-3, por kështu është futbolli. Nga finalja Athinës më kujtohen pak gjëra, sepse isha nën efektin e qetësusve. Mbaja mend vetëm golin Inzaghit dhe momentin kur unë ngre kupën. Dy ditë më vonë unë u operova në gju dhe pas zgjimit, për një moment, nuk kuptova nëse kisha humbur apo fituar.”
image
ZEMRA kuqezi – “Ngjyrat kuqezi janë në gjakun tim, kjo është diçka që shkon përtej sportit – tha Maldini, protagonist i lajmeve sotme AC Milan – “Gjithmonë më pëlqente futbolli, topi më argëtonte gjithmon, ajo duhet të ketë qenë diçka gjenetike. Milani është pjesë e jetës sime. I pari, dhe tani fëmijët e mi të luajnë me ekipet e moshave. Ngjyrat kuqezi janë në gjak dhe mbi sportin.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.