Rrëfimi pas 25 vjetesh i arbitrit në ndeshjen Marseille – Milan

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Ndeshja Marseille – Milan nuk do të jetë kurrë normale, sidomos për ata tifozë milanistë që e mbajnë mend mirë këtë përballje. Në sfidën mes këtyre dy skuadrave më 20 Mars 1991 të vlefshme për Kupën e Kampionëve që po luhej në “Velodrome” dhe në minutën e 87′ një nga prozhektorët e stadiumit ku po luhej ndeshja u fik. Ndeshja e parë në “San Siro” kishte përfunduar me rezultatin 1-1, ndërkohë që në ndeshjen që ishte duke u luajtur rezultati ishte 1-0 për francëzet pas golit të shënuar prej tyre në minutën e 75′ të ndeshjes. Me këtë rezultat Marseille do t’a eleminonte Milanin për të kaluar në gjysëmfinale, por pas fikjes së dritave me urdhër të Adriano Gallianit lojtarët e Milanit refuzuan të vazhdonin lojën për arsyen se nuk shihej mirë, pavarësisht fjalëve të arbitrit që kërkonte vazhdimin e lojës. Pas kësaj ngjarje Uefa jo vetëm që njohu rezultatin 1-0 duke kaluar francezët në gjysëmfinale, por edhe përjashtoi Milanin për një vit nga kompeticioni. Por pas 25 vitesh, vjen edhe rrëfimi i arbitrit të ndeshjes në atë kohë:

Foto nga ndeshja Marseille - Milan 1991
Foto nga ndeshja Marseille – Milan 1991

Ishte një ndeshje speciale, e vështirë për t’a harruar. Nuk kisha arbitruar kurrë një ndeshje ku një ekip nuk pranonte të futej në fushën e lojës. Atë mbrëmje të gjithë mbetëm të habitur nga sjellja e Milanit. Arbitri ka për detyrë që para një ndeshje të sigurohet që të mos ndodhin gabime të tilla teknike.

Atë mbrëmje më njoftuan se duheshin 8 minuta që prozhektori i fikur të vihej sërish në punë dhe unë fola me delegatin e UEFA-s, Senes Erzik dhe ai më sugjeroi që të vazhdoja ndeshjen pasi ndriçimi ishte i mjaftueshëm, por Milani nuk pranonte dhe qëndronte në tunelin që të dërgonte në dhomat e zhveshjes. Unë u futa në fushën e lojës dhe dhashë sinjalin për të rifilluar ndeshjen, por nuk pashë asnjë nga lojtarët kuqezi në fushë dhe atëhere dhashë sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes. Nuk e dija nëse UEFA do të njihte rezultatin apo jo, por më kujtohen fjalët e asistentit tij që më tha se ajo mund të ishte ndeshja e tij e fundit. Pas disa javëve unë u zgjodha arbitri i finales në Kupën e Kupave.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.