Rrëfehet Salihi: De Biazi as më kontaktoi, në janar mund të shkoja në Kinë

0
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi, duke festuar shenimin e golit te fitores, ne ndeshjen e futbollit, Shqiperi-Bjellorusi, 1-0, e vlefshme per eleminatoret e kampionatit Europian, "Euro 2012", e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa.
Hamdi Salihi, duke festuar shenimin e golit te fitores, ne ndeshjen e futbollit, Shqiperi-Bjellorusi, 1-0, e vlefshme per eleminatoret e kampionatit Europian, “Euro 2012”, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa.

Jo vetëm Austria (ÖFB) është në ethet e “Euro 2016”, por edhe kundërshtarët tanë në ndeshjen miqësore të së shtunës, Shqipëria, po shikon përpara, drejt turneut të Francës. 25 lojtarë ka nominuar trajneri De Biazi për ndeshjen në Vjenë. Ish-sulmuesi i Rapidit, Hamdi Salihi, mungon në kombëtare, pavarësisht 24 golave të shënuar këtë sezon për udhëheqësin e kampionatit shqiptar, Skënderbeu. Në një intervistë për “Heute”, ai shpjegon se pse.

Salihi, luani që nga vera e kaluar në atdheun tuaj, në Shqipëri, me Skënderbeun. Kryesoni me 24 gola, por jeni edhe në vendin e parë si ekip, në klasifikim. A jeni në formën më të mirë të karrierës suaj? Ajo që po ndodh është me të vërtetë e mirë, më mirë se e kisha imagjinuar. Kam shënuar pesë gola në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme për të mbërritur në fazën e grupeve. Megjithatë, kam luajtur në fazën e grupeve të “Europa League”. Në dimër kisha një ofertë nga Kina, ku kam luajtur një vit dhe krijova një përvojë interesante. Presidenti i Skënderbeut me ka kërkuar që të paktën të qëndroj deri në verë. Njerëzit këtu janë të interesuar për mua, kjo është e bukur.

Trajneri i kombetares ju ka harruar, apo…
Unë kam lënduar pak gjurin dhe jam duke bërë terapi. Megjithatë, trajneri De Biazi nuk më ka kontaktuar fare. Skuadra kombëtare ka shumë alternative, këtë herë janë mjaft të rinj. Në të kaluarën, lojtarë me rrënjë shqiptare, si Mustafi apo Shaqiri zgjidhnin Zvicrën dhe Gjermaninë, për shkak se nuk kanë parë shumë perspektivë. Dikur, Shqipëria ishte opsioni i fundit. Kjo ka ndryshuar në vitet e fundit. Ndërkohë, pothuajse të gjithë dëshirojnë të luajnë për ne.

Shqipëria, çuditërisht është kualifikuar për në Kampionatin Europian. Në kualifikikuese ishte gjithmonë e njëjta skuadër, por kompetitive. A do ta bëjë këtë edhe në finale?
Po punohet shumë çdo ditë. Unë jam njëri nga tre, ose katër lojtarë, që kanë qenë gjithmonë pjesë e kombëtares në dhjetë vitet e fundit. Kemi ëndërruar gjithmonë për një Kampionat Europian. Kjo ëndërr tani është e vërtetë. Ne, si kombëtare, zakonisht luajmë vetëm një sulmues të deklaruar. Unë jam zakonisht sulmues numër dy, që aktivizohem kur kemi absolutisht nevojë për një fitore. Nuk ishte shpesh ky rast, ndaj nuk kam qenë rregullisht në formacion gjatë kualifikueseve.

A keni njohuri mbi kombëtaren austriake?
Po, ka disa lojtarë me të vërtetë të mirë, plot vetëbesim. Lojtarët më parë kanë karakter, por… Austria nuk mund të përbëjë befasi për askënd.

Na tregoni pak për Shqipërinë…
Po. Ekipi ynë ka potencial, por në Europian jemi edhe me pak fat.

Në eliminatoret e zhvilluara në grup, Shqipëria u kualifikua e dyta, pas Portugalisë, të cilën e mundët 1-0, në fushën e saj. Pra, keni dëshmuar forcë edhe ndaj Ronaldos?
Në fitoren tonë, për fat të mirë ai nuk ka luajtur. Megjithatë, ne nuk ishim të fokusuar vetëm tek ai. Portugalia nuk është vetëm Ronaldo. Një ekip duhet të bëjë lojën e vet.

A ruani kontakte me ish-bashkëlojtarët tuaj në Austri?
Patjetër. Në Vjenë kam një shtëpi. Flas me Sonnleitner. Gjithmonë, kur kthehem. Pi një kafe me të, por edhe me bashkëlojtarë të tjerë.

A është e vërtetë se Peter Pacult ka kërkuar për t’ju sjellë te FAC në verën e vitit 2015?
Le të themi se ai më ka kërkuar, duke imagjinuar se familja ime është në Vjenë. Fillimisht i thashë se isha gati, por më pas mendova se ishte shumë herët për të shkuar te FAC. Kam pasur ndërkohë opsione më të mira. /telesport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.