Rrëfimi tronditës i lojtarit të Tërbunit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se gjërat nuk kanë funksionuar ashtu si u panë tek ekipi i Tërbunit në sezonin e kaluar. Pas arriti të sigurojë ngjitjen në Kategorine Superiore për herë të parë në histori, tashmë ka ardhur edhe një lajm disi tronditës. Në faqen e ekipit te Tërbunit të Pukës është publikuar një deklaratë e një futbollisti të këtij ekipi, duke hedhur dritë mbi disa gjëra që nuk diheshin më parë. Lojtari është larguar nga ekipi pukjan, dhe ka preferuar që të qëndrojë anonim. Ja deklarata e plotë e tij:

image
“Përshendetje adminstrator të faqes. Unë që po ju shkruj jam një ndër lojtaret e shumtë të larguar nga Tërbuni. Nuk po e shkruaj me emrin tim sepse jan gjona shum të ronda për ne si lojtar dhe per traditë e bujarin pukjane. Po e filloj që në fillim të sezonit kur kena ardh në Pukë në fazë përgatitore. Kemi ardhur pa asnjë lek në xhep sepse na thonin, do i merrni sot e do i merrni nesër. Kemi ndenjur 23 ditë në Pukë duke bërë fazën përgatitore, dhe ke,i fjetur në stadium pasi dhomat e zhveshjes i kthyen në dhoma fjetje, dhe kemi fjetur aty nga 10 deri në 12 persona në një dhomë. Një javë 5 futbollistë kanë fjetur tek shtëpia e Bujar Canit, që duhet falenderuar pasi është një xhest për t’u vlerësuar sepse ai na liroi shtëpinë. Pastaj ushqimi 3-4 ditët e para kemi ngrën mirë tek një restorant në hyrje të Pukës, emri nuk më kujtohet, por pas 3 ditësh filloi duke na heq ushqimin sepse thoshte që kaq lekë kam marr për person.

Mas 10 ditesh na e hoqeënmjesin fare thoshte nuk me ka sjell leket..nuk do ju nxjerr fare për të ngrën ka arrit deri aty sa ne kemi bo fazën përgatitore me molto..e kemi shty si e kemi shty mbaroj faza përgatitore jemi torturu..iku më e keqja perseri u shty kampionati dhe ne prap nuk po merrnim leket që na ishin premtu..vazhdoj kampionati dhe barazuam në kavaj fitum brenda fitum jasht aty kena marr lekët e para..barazum me lezhën brenda na tha me keni shit ndeshjen akuzoj lojtar kur ne me neshjen me lezhën kemi fjet ne stafium( jo vetem me lezhen por gjith kampionatin kemi fjet ne stadium sa na vinte turp kur vinte kundërshtari e na gjente me batanie në krahë)do ju vej gjobë pastaj shkuan punet mirë mesa mbaj mend kena marrë 9 fitore rrjesh morem vendin e parë në ndeshjen me mamurrasin..

Aty kemi marr 250 mij leke premio, por përsëri ishim 1 muj e gjysëm mbrapa me rroga..mbaroj faza pare mbaroj faza dyt ne vetë po na u shtonin rrogat e pa marra..vetem një ditë nuk kemi dale në stervitje kemi bojkotu na kan than do ju likujdojm..kur kishin ngel dhe 6 ndeshje nga fundi ka qënë momenti kur ka ra edhe marku edhe ben frroku në burg na kan ardh te fusha ku bejm stervitjen dhe na jan ul te lokali i fushes na kan thën keni 50 mije euro vetem lëshojeni vëndin e parë..të gjith cunat dhe presori i kemi thene jo ne nuk e bëjm këtë gjë kemi derdh djers dhe gjak e do i shkojm deri në fund..po na e moret vendin e pare bravo ju qofte ne nuk e lejm ..ikën javet erdhi ndeshja e fundit dhe ndeshjen e fundit na kan cu llaf keni nga 6 mij euro per koke humbeni ndeshjen i kemi refuzu prap…per hir të tifozëris dhe djersës e vuajtjeve që kishim kalu gjith vitin…me ju në krah me ndihmën e zotit dhe me forcat tona e morëm dhe ndeshjen e fundit dhe arritem atë që i vum objektiv vetes…duke mos u paguar rregullisht dhe në kto momente që po flasim jemi 3 rroga pa marrë duke mos u ushqyer si ushqehet një futbollist duke mos fjet rehat duke derdh djers e gjak…duke pas veteë mbështetjen e tifozve dhe askujt tjetri duke bo gjith kto sakrifica..

E kur vjen puna me e gezu atë që arritem me na flak ne rruge …sepse tranjeri i ardhur nuk na ka në plane..sepse don të marrë lojtarët e vet.nuk kam asigjo me lojtaret se ne jena shok e miq me ato por ky gjest që ësht bo ndaj nesh ësht një gjest nuk nuk perfaqson popullin pukjan…ne për popullin e pukës e për tifozat qe nuk kan lan cep të shqipëris pa ardh me na ndjek kan hanger gura kokës jan gjakos dhe ata për ktë fanell e per kte arritje..nga ana e ne futbollistave do keni gjithmonë respektin maksimal kudo që të lozim vetëm fjalë të mira do të themi per ju..

Por kjo që ësht bo ndaj nesh nuk ka ndodh naj herë në historin e futbollit shqiptar. ok edhe ne nëse do merrnin lojtar me rroga nga 30/40 mij euro nuk kishim ca të thonim sepse ti don me hy pretendent por të na zëvëndësosh me ata që i mbajtem posht vetes përmgjith vitin që na kan sulmu me gjona nga më të ndryshmet, me presione me arbitra me e ekipe kundërshtare me 1000 menyra na kan sulmu e nuk na e kan marr dot vendin e parë e kur vjen puna na zëvëndëso me ata.

Un ja u shkrujta gjith kto gjona sepse jena shum të merzit me gjestin që ësht bo ndaj nesh sepse nuk e kena meritu ktë gjo sepse kena lujt ndershëm dhe me gjak Un e di se ju tifozat nuk keni ca me bo por nga qe ju kemi pas mbeshtetje gjith vitin edhe ne te ju do shprehena.”

Ky është teksti origjinal, i shkruajtur nga vetë lojtari i Tërbunit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.