Rritet ndjeshëm audienca e TVSH-së

0
SHPËRNDAJE

TVSH-ja dalë nga dalë po ja del të mbajë të mbërthyer sportdashësit përpara ekranit të saj duke rritur kështu edhe audioncën. Pas lajmit suprizë që do transmetojë Kategorinë e Parë ajo ofron edhe shumë  supersfida të tjera.

TVSH ka zbardhur axhendën e ndeshjeve që do të transmetojë këtë javë.

Sot dhe nesër i ka dhënë hapësirë Kategorisë së Parë.

Nisi me  Bylis – Dinamo duke  hapur siparin e fundjavës sportive sot në orën 13:00 e vlefshme për grupin B, ndërsa nesër do transmetojë takimin ndërmjet Erzenit dhe Kamzës e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë gjithashtu në orën 13:00.

Të dielën TVSH surprizon duke transmetuar finalen e botërorit të klubeve, Real Madrid – Kashima Antlers në orën 11:30. Fundjavën sportive e mbyll superndeshja e vlefshme për Kategorinë Superiore, Kukësi – Skënderbeu, në stadiumin “Zeqir Ymeri” në orën 14:00.

Ndeshjet që do transmetojë TVSH këtë fundjavë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.