Rrogat e prapambetura tek Tirana nuk janë një lajm i ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Të dielën qarkulloi në mediat e shkruara një lajm që fliste për rrogat e prapambetura tek ekipi i Tiranës. Lojtarët bardheblu kanë shfrytëzuar ditëlindjen e presidentit Refik Halili për t’i bërë atij një kërkesë për pagat që ende nuk kanë marrë nga klubi bardheblu. Të gjithë lojtarët i kanë dërguar një letër urimi presidentit Halili për ditëlindjen e tij, por në këtë letër është shkruar edhe kërkesa e lojtarëve për rrogat e prapambetura.

Kjo nuk është një gjë e paditur, pasi edhe më parë “minuta90.com” ka botuar lajme në lidhje me këte çështje. Pak ditë më parë në websajtin tonë u botua një lajm që fliste për rrogat e prapambetuar tek ekipi i Tiranës. Tani ky nuk është një lajm i ri, dhe opinioni publik nuk ka pse çuditet nga dalja e këtij lajmi në faqet e para të gazetave. Duket se lojtarët bardheblu nuk janë aq të organizuar sa duhet si një ekip profesionist. Ata nuk kanë marrë guximin që të gjithë sëbashku të organizojnë një takim me presidentin Halili, ku të kërkojnë “djersën” e tyre, por përdorin metoda si kjo e letrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.