Rrumbullaku: Që nga minuta e parë dhamë maksimumin, por i ka futbolli këto

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mbrojtësi i Kukësit, Simon Rrumbullaku, u shfaq tepër i mërzitur në prononcimin për “SuperSport”, për mënyrën si erdhi eliminimi i sotëm.

Për mbrojtësin Rrumbullaku pësimi i golit erdhi për shkak të shpërqendrimit, gjithsesi skuadra verilindore dha maksimumin në fushën e lojës duke krijuar shumë raste shënimi.

“E dinim që në fillim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë pasi e tregoi edhe sfida e parë. Besoj se që nga minuta e parë dhamë maksimumin, duke u treguar shumë të përqendruar në ketë ndeshje, por i ka futbolli këto.

Krijuam shumë raste. Në një moment në fillimin e pjesës së dytë nga një shpërqendrim pësuam gol. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sot ishim pa fat. Në krah kisha një lojtar shumë të fortë dhe të shpejtë.

Që nga minuta e parë dhashë maksimumin, besoj se kam ndihmuar ekipin. Nuk arritëm objektivin që ishte fitorja dhe kualifikimi në raundin tjetër, jemi të mërzitur por duhet të vazhdojmë përpara”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Kukësit, Simon Rrumbullaku. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.