Rudi Garcia, elozhe futbollistit shqiptar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

034bfe7e08ba430395341dd3853de632-00925-1436635554
Nga ndeshja Roma – Gyor 1-2

Bëhet fjalë për të riun Emanuele Ndoj që po stërvitet me ekipin e parë të Romës nën urdhërat e trajnerit francez Rudi Garcia. Ditën e shtunë, Roma zhvilloi një ndeshje stërvitore kundër Győri të Hungarisë, skuadër për të cilën ka luajtur në vitin 1996-97 edhe i famshmi Sulejman Demollari.

Me nota pozitive e ka përshkruar lojën e Ndojit trajneri roman duke e vlerësuar për lojën në mbrojtje në vendin e të dëmtuarit Florenzi. Roma e humbi këtë takim 2-1 edhe pse kishte në lojë lojtarë si Destro, Totti e Gervinho, por kjo ka pak rëndësi për ne përpara mundësive reale të shqiptarit Ndoj që mund të bëhet pjesë e ekipit të parë në serie A për edicionin 2015-16.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.