Rudi Garcia: Totti është si Papa në Romë

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Trajneri Rudi Garcia e ka të qartë që për të fituar “Scudetton” në Itali, duhet patjetër të mbështet edhe tek idhulli dhe legjenda e tifozërisë romane, kapiteni Francesco Totti. Tekniku francez flet me elozhe për kapitenin e tij gjatë një interviste të dhënë për mediat franceze. Ja intervista e tij:

Rudi Garcia
Rudi Garcia

“Dua që të fitoj të paktën një titull me kapitenin tim, Francesco Totti. Dhe unë jam duke punuar që ai të luajë sëbashku Edin Dzekon në sulm. Gjithashtu dua të kalojmë edhe raundin e Champions”. Në prag të konferencës për shtyp së nesërme, Rudi Garcia ka folur për Radio Francë në Monte Karlo për të biseduar 360 gradë për Romën. Duke filluar nga Francesco Totti: “Në Romë, unë nuk e di se kush është më i rëndësishëm Totti apo Papa, por sigurisht për Francescon fanella e Romës është një lëkurë e dytë. Kapiteni është i mahnitshëm, është një lojtar i jashtëzakonshëm, si në fushë dhe jashtë fushës. Ne e ruajmë atë në stërvitje, por ai nuk kërkon trajtim të veçantë.”
Garcia-Totti
Garcia-Totti

Dyshja me Dzekon – Ta fus në lojë sëbashku me Dzekon është një mundësi? “Po, kundër ekipeve që janë në fushën e mbrojtjes me deri në 5 lojtarë, mund t’a bëj duke përdorur skemën 4-3-3. Përndryshe mund të luajë Francesco prapa Edin, dhe ne jemi duke punuar shumë për këtë gjë. Një nga qëllimet e mia është për të fituar një titull me kapitenin, pse ne kemi bërë një merkato cilësore. Më pas, ne duam të kualifikohemi për fazën e eliminimit direkt në Champions”. Roma kishte nevojë për një mbrojtës të majtë, dhe arriti të transferonte Lucas Digne, ndërsa Garcia shpreson në ringjalljen e Maicon: “Digne është shumë i motivuar dhe i lumtur që është këtu. Është rritur shumë tek PSG. Sa për brazilianin, ai u përfol se ishte një lojtar i mbaruar , por gjatë vitit tim të parë ai bëri një sezon fantastik pasi u aktivizua edhe në Kupën e Botës. Është një lojtar i madh.”
image
Asgjë për Francën- Përsa i përktet ekipeve Kombëtare, Garcia, shprehet se për tani nuk mendon të marrë drejtimin e ekipit kombëtar francez: “Ëndrra ime është të fitoj tituj me Romën. Për pjesën tjetër asnjëhere unë nuk kam bërë plane. Unë jam francez, por tani unë ndihem pak ‘Roman’. Ishte një kohë kur Riise tha: “Totti është si Perëndia”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.