Rudi Vata dhe një korean kërkojnë presidencën e Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Zhvillime të reja në kampin e Vllaznisë përsa i përket presidencës. Pas përfundimit të çështjes Gjici, tashmë një shkodran është i interesuar për të marrë presidencën e skuadrës kuqeblu. Rudi Vata sëbashku me një biznesmen korean janë ata të cilët prej kohësh kanë shfaqur interes për Vllazninë, dhe duket se tani gjërat po marrin rrjedhën e duhur. Ish kapiteni i Kombëtares por edhe ish trajneri i Vllaznisë, Vata, me kolegun e tij nga Korea e Jugut kanë dorëzuar dokumentat në Bashkinë Shkodër, që është edhe aksionerja e 100% të aksioneve. Tashmë në dorë e ka Znj. Voltana Ademi e cila është edhe presidentja aktuale e F.K Vllaznia. Duket se gjërat janë më të qarta tani, teksa do të jetë kryetarja e Bashkisë Shkodër ajo që do të thotë fjalën e fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.