Rudi Vata dhe tregimet e tij…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Rudi-vata

Është gjithmon një njëri që lëshon akuza për futbollin tonë dhe sërish shfaqet në studio për ta analizuar atë. Kemi parë shpesh të bëjë edhe debate të ndezura në studio me president dhe jo vetëm. Rudi Vata, ish-kapiteni i nderuar i kombëtares sonë mbetet personi më polemizues në komunitetin e futbollit.

I ftuar edhe ditën e dielë në TVSH në emisionin sportiv sërish Vata akuzon në disa fronte. Ndër të tjera ai thotë se Vllaznia gjatë kohës që drejtohej prej tij ka trukur dy takime. Ndaj Pogradecit i është kërkuar lojtarëve, sipas Vatës që të humbasin dhe me dy gola të anuluar në atë sfidë që drejtohej nga një treshe gjyqtarësh lezhian, gjithcka ka shkuar shpifur. Ndërkohë që një tjetër ndeshje ka qenë ajo ndaj Flamurtari ku lojtarëve u është kërkuar të humbasin.

Vata akuzon, por deri tani s’kemi parë asnjë të ndëshkuar. A duhet të merren për bazë fjalët e tij, apo inatet ndaj FSHF-së dhe tij (të cilat duken qartë) vazhdojnë në një luftë në distancë. Në njërën anë Vata që akuzon, në krahun tjetër organet kompetente në FSHF që heshtin.

Gjithsesi, edhe për Vatën shtrohen disa pyetje: Përse shfaqet gjithnjë në studio sportive kur futbolli ynë qënka kaq i korruptuar? Përse gjithmon ka akuza dhe asnjëherë fakte vec fjalës së tij? Përse Vata nuk i ka denoncuar asokohe këto gjëra kur ishte trajner i Vllaznisë? E shumë pyetje të tjera që mund t’i drejtohen ish-kapitenit kuqezi, por që përgjigjen mund ta marrin vetëm nga goja dhe mëndja e Vatës. Të shohim puntatët e rradhës cfarë akuzash do të lëshoj shkodrani.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.