Rumani/ Llullaku shënon për Gaz Metan

0
SHPËRNDAJE

llullaku
Azdren Llullaku pas një goli

Pas fitores në javën e parë të kampionatit rumun, Gaz Metan Medias nuk ka shkuar më tej se një barazim zhgënjyes 1-1 në shtëpi ndaj modestëve të Pancotas. Por ajo që për ne është me rëndësi, është se golin e vendasve e ka shënuar sulmuesi shqiptar Azdren Llullaku që është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e përkohshëm. Me rezultatin 1-0 është mbyllur pjesa e parë ndërsa miqtë kanë barazuar në pjesën e dytë në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi i gjithë takimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.