Rumani/ Vangjeli humbje e rëndë, Llullaku gol (video)

0
SHPËRNDAJE

Azdren Llullaku ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë por ka ndjekur topin të cilin pasi është grushtuar nga portieri mik i Targu Mures, e ka shtyrë në rrjetë duke i dhënë Gaz Metan avantazhin 1-0. Ndeshja më pas përfundoi me fitoren e skuadrës së lojtarit shqiptar 2-1, tre pikë të vyera në javën e parë të edicionit 2016-17.

Tjetër histori kishte ndeshja për Kristi Vangjelin dhe kampionët në fuqi, Astra e cila vetëm pak ditë më parë bëri të vetin Superkupën e Rumanisë. Përballja në shtëpi me Dinamon e Bukureshtit u shndërrua në një tmerr të vërtetë pasi miqtë fituan 1-4 ndërsa mbrojtësi korcar e nisi titullar për tu ndërruar në pushim të ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.