Rumania me disa mungesa në sfidën e të djelës ndaj Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

romania

Në sfidën decizive, mes Shqipërisë dhe Rumanisë, të dielën në orën 21:00, rumunët do të vijnë me tre mungesa të rëndësishme në formacion. Mbase mund të jetë edhe një diversion i trajnerit të Rumanisë për mos ti dhënë De Biazit pika referimi.

Ky është lajm i mirë për kuqezinjtë tanë nëse ,autori i dy golave të Rumanisë në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, Stancu, nuk do mund të luajë për arsye dëmtimi.

I njëjti shkak mund të ndalojë edhe futbollistët Rat dhe Pintilli të futen të dielën në fushën e lojës, lojtërë bazë në formacionin e Iordanescu-t.

Trajneri i Rumanisë në prononcimin e tij për mediat lajmëroi se mund të bëjë ndryshime në formacion, nëse nuk arrihet të rikuperohen të dëmtuarit.

“Gjendja e Pintillit është akoma edhe më serioze dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. Edhe Stancu ndjen lodhje fizike,” tha trjaneri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.