Rummenigge: Gotze e vendos vetë të ardhmen e tij

0
SHPËRNDAJE

rummenigge

Karl Heinz Rummenigge ka folur për mediat në lidhje me transferimin e Arturo Vidal në Mynih dhe mundësinë e largimit të Mario Gotze nga Bayerni: “Mario ka ende një kontratë dy vjeçare me ne, nuk e di se çfarë mendimesh ka ai. I lexova deklaratat e tij por në fund duhet të jetë lojtari ai që vendos të ardhmen e tij. Ofertë e Juves për Marion ? Jo, nuk kemi marrë asnjë ofertë deri më tani.”

“Vidal donte të ndryshonte ambjent, për këtë u transferua te Bayerni. E kishim ndjekur edhe në vitet e kaluara por vetëm këtë vit ishte mundësia reale për ta blerë. Me Juventusin kemi marrëdhënie shumë të mira dhe nuk ishte e vështirë të binim dakord mbi transferimin e Arturo Vidal. Shoqëritë e mëdha si Juve nuk kanë nevojë të shesin dhe nuk ta ofrojnë ata lojatrin, ai që është i interesuar bën ofertën e ti.”- u shpreh kaizeri gjerman.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.