Rumunët komentojnë paraqitjen e Shqipërisë në Vienë

0
SHPËRNDAJE

20160326201454824646
Lenjani pas golit

“Shqipëria është ekip që duhet të merret shumë seriozisht,” – janë fjalët e thëna nga i dërguari i trajnerit Iordănescu pas ndeshjes miqësore të ekipit tonë në Vienë ndaj Austrisë, takim që sic dihet tashmë, u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1.

I dërguari i posacëm në Vienë, rumuni Daniel Isăilă, ish-trajner i ekipeve rumune Astra dhe Brașov, e ndoqi nga afër paraqitjen e Shqipërisë që do të jetë në të njëjtin grup me Rumaninë në Europianin 2016.

“Ishte një pjesë e parë e kontrolluar nga vendasit që shënuan dy herë shpejt e shpejt, kjo falë edhe gabimeve të mëdha të mbrojtjes shqiptare. Megjithatë, pjesa e dytë foli ndryshe me një Shqipëri më të organizuar që kalonte bukur në fazën sulmuese.

Shqiptarët luajnë mirë me pasa të shkurtëra si dhe kanë mesfushorë energjikë edhe pse jo të bëshëm me trup. Ai që ra në sy më shumë ishte shënuesi, Lenjani.Shqipëria është ekip që duhet të merret shumë seriozisht,” – përfundoi Isăilă për Gazeta Sporturlor.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.