Rusi 2018/ Danimarka përfiton nga eleminimi i Italisë

0
SHPËRNDAJE

E sigurt për kualifikimin në Botëror, Federata Italiane e Futbollit kishte bërë prenotimin e hotelit në Rusi. Por tani prenotimi është kthyer mbrapsh dhe në këtë rast mund të përfitojë Danimarka, që mund të sistemohet në një hotel me kualitet shumë më të lartë.

Që Italia do të shkonte në Rusi, e kishte përsëritur me mijëra erë Ventura para “playoff”-it me Suedinë. Por edhe në Federatë ishin të bindur dhe kishin prenotuar hotelin për të gjithë delegacionin. Por tani e dimë të gjithë si shkoi. Italianët, për herë të parë në 60 vjet, Botërorin do ta shohin nga shtëpia.

Dështimi italian është kthyer në fat për Danimarkën, që nuk kishte bërë ende organizimin e saj për në Rusi. Pasi kaloi Irlandën, kjo kombëtare po sheh mundësinë të shfrytëzojë hotelin e prenotuar nga Italia. Kështu raportojnë mediet daneze.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.