Rusi 2018, Irani siguron kualifikimin, e dyta pas Brazilit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Irani është në një festë të madhe pasi përfaqësuesja e këtij vendi u kualifikua për në Botërorin e vitit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Rrugët e Teheranit dhe qyteteve u pushtuan në mbrëmjen e së hënës nga mijëra të rinj dhe të reja për të festuar këtë sukses sportiv të skuadrës së Iranit. Festës iu bashkua edhe presidenti iranian që uroi këtë përfaqësuese nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter.

Pamjet e festimeve në Iran pushtuan median sociale. Njerëzit valëvisnin flamujt e tyre ndërkohë që nuk mungonin as kërcimet në rrugë dhe thirrjet ‘Iran, Iran’.

Gjithçka ndodhi një ditë pas video-mesazhit të lëshuar nga militantët e Shtetit Islamik nëpërmjet të cilit u paralajmëruan sulme gjatë muajit të Ramazanit në disa vende duke përfshirë edhe Iranin.

Irani, 3 herë kampion i Azisë u bë skuadra e dytë në botë pas Brazilit që siguroi përfundimisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës që do të jetë e pesta në historinë e kësaj përfaqësueseje. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU