Rusi 2018/ Messi dërgon Argjentinën në botëror

0
SHPËRNDAJE

Rusi 2018/ Argjentina ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin Botëror “Rusi 2018” pasi ka fituar me përmbysje ndeshjen me Ekuadorin dhe i është gëzuar barazimit mes Perusë dhe Kolumbisë, duke u “katapultuar” në vendin e tretë.

Mesi&Co. u gjendën në disavantazh që në minutë e parë kur vendasit bënë çfarë deshën në mbrojtjen e Argjentinës dhe Ibarra realizoi. Kundërpërgjigjen miqtë, që për 20 minuta shënojnë dy gola, me Mesin që brenda në zonë nuk fal. Futbollisti i Barcelonës shënoi edhe një gol në pjesën e dytë dhe me rezultatin 1-3 Argjentina iu gëzua fitores dhe kualifikimit.

Brazili theu Kilin me rezultatin 3-0. Paulinjo dhe Zhezus me një dygolësh vendosën gjithçka. Nuk fal as Uruaguaji, që realizoi gjashtë gola ndaj Bolisisë, por dy në portën e vet.

Peru-Kolumbi ishte takimi ku Argjentina i kishte sytë dhe Hames ishte ai që i dha avantazhin Kolumbisë, por Guerrero pak minuta më pas barazoi shifrat në 1-1. Për statistika ndeshje mes Paraguajit dhe Venezuelës, që u fitua nga miqtë.

Ekuador – Argjentinë 1-3
Shënues: Ibarra 1’ / Mesi 12’, 20’, 62’

Brazil – Kili 3-0
Shënues: Paulinjo 55’, Gabriel Zhesus 57’, 93’

Paraguaji – Venezuelë 0-1
Shënues: Herrera 84’

Peru – Kolumbi 1-1
Shënues: Guerrero 76’ / Hames Rodriguez 56’

Uruguaji – Bolivi 4-2
Shënues: Kaseres 39’, Kavani 42’, Suarez 60’, 76’ / G. Silva 24’ (aut.), Godin 79’ (aut.)

Renditje

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU