Rusia u njeh pasaportën sportistëve të Kosovës

0
SHPËRNDAJE

rusia_328199934Në Serbi po e quajnë thikë pas shpine nga miku i madh vendimin e sapomarrë nga Rusia për të njohur pasaportat e sportistëve kosovarë të cilët tashmë mundet të hyjne pa probleme në territorin e Rusisë. Kështu ka njoftuar ambasada ruse në Beograd duke i paraprirë kështu edhe njohjes pa kufizime nga UEFA e FIFA edhe në futboll ndërsa jemi përpara ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2018 që do të zhvillohet po në Rusi.

Natyrisht që ky vendim është pritur me entuziasëm në Kosovë ndërsa në Serbi po mundohen të justifikohen se Rusia ka qenë e detyruar ta bëjë këtë lëvizje ngaqë kundrejt saj është ushtruar presion nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Gjithsesi, njohja e pasaportave kosovare nga Rusia është një tjetër fitore e sportit të Kosovës që dita ditës po fiton edhe më tepër terren në rang ndërkombëtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.