Rusja me doping, Gega fiton pas 4 vjetësh argjend

0
SHPËRNDAJE

Në vitin 2013-të mbretëresha e Atletikës shqiptare fitoi medalje bronzi në Universiadën e 27-të Botërore, të mbajtur në Kazan të Rusisë në garën e 1500 metra, por skualifikimi i medaljes së artë, që ka rezultuar me doping ka bërë që Luiza Gega të ngjitet një pod më lartë duke fituar kështu medaljen e argjendtë. Gega në atë garë u rendit e treta me kohën e 4 minuta 8 sekonda e 71 të qindtat, pas dy ruseve Ekaterina Sharmina dhe Elena Korobkina.

Luiza Gega

Pikërisht Sharmina në një kontroll antidoping në nëntor të 2016-të zbuloi praninë e një substance të ndaluar në gjak. Në dhjetor të 2016-tës, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në një cështje të përbashkët ku ishte e përfshirë dhe ish kampionia britanike, Ennis, vendosi të shpallë të pavlefshme të gjitha rezultatet e Sharminës në periudhën nga 17 qershori i 2011-tës deri në 5 gusht të vitit 2015-të, përfshi dhe garën e 1500 metrave në Universiadë, ku garonte dhe Luiza Gega. Ky vendim bëri Gegën që të fitojë tashmë medaljen e argjendtë duke i shtuar palmaresit të saj një tjetër medalje të rëndësishme për atletikën shqiptare, vetëm pak ditë pas vendit të 3-të që Luiza arriti në Paris të Francës./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.