Sa do të përfitojnë legjionarët nga ndërrimet e skuadrave

0
SHPËRNDAJE

lenjaCana
Lenjani e Cana, tani edhe ne nje skuader ne France

Jo pak legjionarë shqiptarë ndërruan skuadër gjatë kësaj merkatoje veror. Shumë prej të cilëvem të mbetur pa skuadër, u sistemuan në ditët e fundit. Njëri prej tyre ishte pikërisht kapiteni Lorik Cana, i cili vetëm në epilogun e merkatos zyrtarizoi rikthimin e tij në Francë. Plot 13 vjet pas debutimit të tij me Paris SG në Ligue 1, kapiteni i Kombëtares shqiptare gjeti akordin e ndarjes me Lacion, duke vendosur të luajë te Nantë. Aty ku do të përfitojë rreth 1 milionë euro në sezon dhe do të gjejë edhe lojtarin tjetër kuqezi, Emir Lenjani i transferuar gjithashtu gjatë kësaj vere.

I ditës së fundit ka qenë po ashtu vendimi befasues i H.Salihit për t’u rikthyer te Skënderbeu. Duket se oferta e prej 150 mijë eurosh e presidentit korçar Ardian Takaj dhe luajtja në grupet e E. League ka qenë më bindëse për shkodranin, sesa propozimet që vinin nga Izraeli. Nuk është bindur A.Lila për të luajtur me kampionët shqiptarë, duke zgjedhur të rikthehet te Janina, aty ku ishte përpara se të shkonte te Parma.
Por padyshim që transferimi më i bujshëm veror mes legjionarëve ishte ai i Elseid Hysaj që kaloi në një nga 4 skuadrat më të mira në Itali, Napoli. Në futbollin italian lëvizën Armando Vajushi, nga Kievo te Livorno, si dhe Edgar Çani, i cili shkoi te Piza e Gatuzos në Lega Pro. Por edhe Rei Manaj, nga Kremoneze tek Interi. Ndërkohë që nga Italia u largua fare Migjen Basha, i rikthyer në Zvicër te Luzern, duke u bashkuar me Hykën.
Herolind Shala u huazua brenda për brenda Çekisë nga Sparta Praga te Liberec, ekip me të cilin do të luajë në E. League. Për t’u veçuar ka qenë edhe lëvizja e mesufushorit kosovar 19-vjeçar, Milot Rashica, i cili kaloi nga Vushtria te Vitesse, skuadër ku është dalluar menjëherë në javët e deritanishme të kampionatit holandez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.