Sa kollaj u mërzitën me Eminin!

0
SHPËRNDAJE

Izair-Emini-8-480x360Deri dje të gjithë e shikonin si heroin e tyre. Sot një penallti e gabuar, dicka krejt normale në një ndeshje futbolli, madje i ka ndodhur edhe lojtarëve me famë botërore dhe të gjithë bëhen kundër tij.

Izair Emini, është padyshm bomberi i Kukësit. Nëse në “erën Duro” muri i ngritur nga Kukësi në këtë fortesë të ecurisë pozitive eshte shume i larte, padyshim ka disa gurë të vendosur prej shqiptarit nga maqedonia, i cili me 7 golat e tij ka qenë “motorri” kryesorë i Kukësit në këtë periudh pas janarit. Sulmet për penalltinë  e humbur ndaj Partizanit janë disi të  ekzagjëruara. Madje fantazia e tifozëve ka arritur deri aty sa fajësojnë apo akuzojnë se 11-metërshi është humbur me dashje dhe ka pasur sinjale ndaj portierit Xhika. Sa kollaj u mërzitët me Eminin, deri dje heroi juaj i preferuar!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.