Sa përfitojnë në sezon futbollistët e Serisë A

0
SHPËRNDAJE

Juventusi ka kuotën më të lartë për pagat e futbollistëve, por ai që përfiton më shumë në Serinë A është Daniele De Rossi i Romës, sipas asaj që ka publikuar revista italiane “Panorama”. Pogba është lojtari, i cili merr 4.5 milionë euro dhe ka pagën më të lartë te bardhezinjtë, nuk ka të krahasuar me De Rosi, që përfiton 6.5 milionë euro, duke lënë prapa te Roma edhe Tottin, që merr rreth 3 milionë euro.
rrogaPas Juventusit e Romës, klube që shpenzojnë respektivisht 117 milionë dhe 99 milionë për pagat, i treti vjen Interi, me 85 milionë. Më i paguari te zikaltëritfiguronKongdobia, me 3.5 milionë euro, ndërsa më pas vijnëPalasio 3.3 dheJovetic 3. Më pak nga të gjithë merr Manaj, 200 mijë euro në vit. Napoli me 75 milionë euro paga mban vendin e katërt të klubeve italiane, ku Higuainiështë më i paguari me 5.5 milionë.Milaniështë i pesti, pasi shpenzon 73 milionë euro, nga të cilat 3.5 i përfiton kapiteni Montolivo, pastaj 3.5 De Jong, 3 Luis Adriano dhe 2.7 Bacca.
Vetëm 52 milionë shpenzon në paga Lacio, ku më shumë merr Klose 2 milionë euro.Shqiptari Berisha përfiton 500 mijë euro, po aq sa dhe Elseid Hysaj te Napoli. Nivelin më të ulët të pagave në të gjithë Serinë A, me 12.9 milionë euro e ka Frozinone.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.