Sabjen Lilaj: Duam ta shijojmë Europa League

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Ndërsa trajneri Josa dhe futbollistët e tij po vazhdojnë përgatitjet në resortin “Tropikal” për ndeshjen e së enjtes ndaj turqve të Beshiktashit, pas stërvitjes të së hënës, në mikrofonin e Supersportit është ndalur mesfushori Sabien Lilaj, i cili premton se Skënderbeu do të japë maksimumin në sfidën e parë të grupit H.
“Në fakt kemi një kohë të gjatë që po mendojmë për ndeshjet e Europa League. Mendoj se jemi duke u përgatitur mjaft mirë, pavarësisht se e dimë që do të luajmë përballë një kundërshtari shumë të fortë. Do mundohemi të japim më të mirën tonë dhe të paraqitemi sa më denjësisht”.

Sabien Lilaj
Sabien Lilaj

Mesfushori korçar Lilaj është i vetëdijshëm dhe e pranon forcën e ekipit turk, por 26-vjeçari nuk e përjashton mundësinë e një rezultati pozitiv.
“Duke parë lojtarët e mëdhenj që ka ekipi kundërshtar normalisht edhe në letër ne jemi inferiorë ndaj Beshiktashit, por e përsëris do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe nëse marrim një rezultat pozitiv do të ishte diçka shumë e mirë”.

26-vjeçari, një lojtar kyç në lojën e kampionëve korçarë, shprehet se Skënderbeu e ka arritur objektivin tij dhe ata tani dëshirojnë ta shijojnë Europa League, duke u përpjekur për t’u përfaqësuar sa më denjësisht edhe në këtë event europian.
“Ne objektivin tonë e kemi arritur, deri këtu ishte objektivi tani do mundohemi ta shijojmë sa më shumë Europa League, është hera e parë që një ekip shqiptar merr pjesë në një kompeticion të tillë dhe ne si Skënderbe, do mundohemi ta përfaqësojmë sa më denjësisht Shqipërinë”.
image
Mesfushori Sabien Lilaj do të flasë edhe për kampionatin, duke theksuar se Skënderbeu do t’i marrë ndeshjet një e nga një, për të fituar titullin e 6-t kampion radhazi.
“Është e vërtetë që e kemi nisur kampionatin shumë mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm, por është akoma shumë herët për të folur për titullin kampion do përpiqemi t’i vlerësojmë ndeshjet një e nga një të marrim tre pikëshin e radhës dhe nëse arrijmë ta fitojmë më shpejt titullin do të jetë më mirë për ne”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.