Sabjen Lilaj, lojtari më i mirë për 2015-ën

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj ka marrë sot në Asamblenë e Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, titullin dhe trofeun “Lojtari më i mirë vitit 2015”.
Sigurisht një sezon fantastik për mesfushorin e bardhekuqve, i cili është tashmë shndërruar në liderin e skuadrës kampione. Jo më kot dhe drejtuesit rinovuan kontratën me Lilaj pak ditë më parë edhe dy sezone e gjysëm me “ujqërit”. Vetë lojtar, pas marrjes së çmimit është shprehur:

Sabjen Lilaj me Gianni De Biasin pas marrjes së trofeut
Sabjen Lilaj me Gianni De Biasin pas marrjes së trofeut

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Faleminderit familjes, shokëve të skuadrës, stafit, drejtuesve dhe sigurisht tifozëve! Kënaqësi shumë e madhe për mua të marr një vlerësim dhe trofe të tillë”!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.