Sabjen Lilaj: S’besoj të luaj në ndeshjen e parë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mesfushori i kombëtares dhe i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, është në dyshim për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, ku skuadra bardhekuqe merr pjesë në turin e dytë dhe do të luajë ndaj ekipit nga Irlanda e Veriut, Crusaders. Një problem i vogël në menisk mund ta pengojë atë të japë kontribut në fushën e blertë.

“Nuk e di nëse do të jem në fushë në ndeshjen e parë, por padyshim ndeshjen e dytë mund të them se do të luaj me 100%. Kam një problem të vogël në menisk që më pengon. Kemi menduar me stafin mjekësor që mos të rrezikojmë, ndaj të shohim deri ditën e ndeshjes. Uroj që ekipi me apo pa mua në fushë të triumfojë,”- mbyll prononcimin e tij për Minuta90.com mesfushori Sabjen Lilaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.