Sadiku, “blerja” e fundit e fushatës së PS: Golat ia dedikoj kryeministrit!

0
SHPËRNDAJE
loading...

Sulmuesi Armando Sadiku është bërë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialistë të Shqipërisë duke xhiruar ditët e fundit në Tiranë një spot elektoral për zgjedhjet e ardhshme. Sipas fjalëve të tij, edhe dy golat e shënuar ndaj Izraelit, i dedikohen kësaj forcë politike, ndërsa e cilëson kryeministrin aktual si trajnerin që i vjen shumë rrallë Shqipërisë.

“Që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë, kthehem me shumë dëshirë sepse Shqipëria është bërë më e bukur. Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush nuk e bëri në 25 vitet e fundit.

Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit numrit 2 në fletën e votimit, Edi Ramës dhe jam i bindur se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet”.

Videon e spotit elektoral e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama duke falënderuar sulmuesin Sadiku për kontributin. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU