Sadiku – Cikalleshi, vuloset testi pozitiv ndaj Luksemburgut

0
SHPËRNDAJE

Luksemburg – Shqipëri 0-2

Shënues: Sadiku 63′, Cikalleshi 75′

Luksemburg: Joubert, Chanot, Deigado, Philips, Gerson, Alyes Da Mota, Bensi, Malget, Jans, Devilie, Joachim. Trajner: Luc Holtz

Shqipëria (4-5-1): Berisha (Shehi 60), Ajeti, Aliji, Gjimshiti, Veseli, Kukeli (Kace 46), Basha (Rashica 60), Memushaj (Sadiku60), Gashi, Shala(Lenjani 60) , Cikalleshi. Trajner: Gianni De Biasi

Nje tifoz kuqezi ne Luksemburg
Nje tifoz kuqezi ne Luksemburg

Kombëtarja/ Ekipi ynë Kombëtar ka bërë autokritikën pas humbjes ndaj Austrisë teksa mposhti me rezultatin 0-2 Luksemburgun në transfertë. Kan mjaftuar 2 golat e Sadikut dhe Cikalleshit për këtë sukses disi të lehtë ndaj një kundërshtari inferior që për më tepër luajti me 10 lojtarë për një pjesë loje. Lajm i mirë për ne është fakti që lojtarët zhvilluan një paraqitje të mirë. Më në fund erdhi edhe debutimi i Rashicës, por pa lënë aq shumë gjurmë sa pritej.

imageKuqezinjtë e De Biasit e nisin mjaft mirë ndeshjen duke u hedhur menjëherë në sulm. Shumë shpejt, vetëm në minutë e 5-të Cikalleshi kontrollon mirë topin jashtë zone dhe godet me të majtën në hyrje të saj, por topi përfundon jashtë.

Kombëtarja jonë eshtë më kërkuese dhe provon me çdo mënyrë, por edhe goditja e Memushajt është e pasaktë. Sulmet nga kuqezinjtë vazhdojnë ndërsa Luksemburgu vetëm di të mbrohet. Gashi ekzekuton mjaft mirë një goditje dënimi, por është i pafat pasi topi nuk përfundon në rrjetë. Duhet të vinte minuta e 21′ që të shihnim një sulm nga ana e vendasve, por tentativa e tyre ishte e pasuksesshme.

Loja do të vijonte e rrjedhshme me aksione nga të dyja skuadrat, por pa mundur dot të gjenin rrugën e golit. Rasti më i pastër do të vinte në fundin e pjesës së parë teksa Cikalleshi do të shfaqej i vetëm para portës së boshatisur në minutën e 44′, por portieri kundërshtar e pengon në hyrje të zonës duke dalë automatikisht me karton të kuq.

Është vetë sulmuesi kavajas që do të tentojë nga goditja e dënimit, por pa rezultat duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rrjeta të paprekura.

shalaFraksioni i dytë i lojës nis më mirë për kuqezinjtë që hidhen tërësisht në sulm duke parë edhe faktin që kundërshtari ishte me një lojtar më pak. Sulmet e vazhdueshme të Kombëtares sonë do të sillnin shumë shpejt edhe goli.

Në minutë e 59′ De Biasi bën 4 zëvëndësime. Del Berisha futet Shehi,futet Rashica del Shala, del Memushaj hyn Sadiku dhe del Aliji futet Lenjani duke ndryshuar thuajse tërësisht skemën.

Vetëm katër minuta më pas në minutën e 63′ do të vinte edhe goli i avantazhit. Është i sapofuturi në lojë, Armando Sadiku që pas krosimit të Ergys Kaçes nga e djathta duke goditur saktë me kokë brënda zonës duke e kaluar topin në rrjetë.

0-1 dhe kuqezinjtë çlirohen. Goli i jep krahe djemve të De Biasit që fillojnë një ofensivë të vërtetë drejt portës së Luksemburgut në kërkim të golit të dytë. Pas disa aksioneve të rrezikshme pa sukses, do të vinte edhe dyfishimi i rezultatit.

Në minutën e 75′ Sokol Cikalleshi merr një top mjaft të mirë brënda zonës dhe aty lëviz mjaft bukur duke shmangur dy kundërshtarë dhe më pas godet duke e dërguar topin në rrjetë. 0-2 dhe kuqezinjtë marrin frytet e lojës së mirë që po zhvillonin. Deri në fund skuadra e De Biasit ishte në sulm per të gjetur edhe golin e tretë, por pa arritur t’a bënin këtë gjë. Kombëtarja kuqezi merr një fitore që më tepër ka vlerë për lojën e zhvilluar nga djemtë kuqezinj.

Luksemburgu është nuk është një kundërshtar me të cilin ekipi ynë duhet të masë forcat, por më tepër kjo ndeshje shërben për të parë gjendjen e lojtarëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.