Sadiku e bën “sefte”, i ngrin buzëqeshjen Alijit (video)

0
SHPËRNDAJE

Vaduz, 26.07.2015, Fussball Super League - FC Vaduz - FC Zuerich, Naser Aliji (L, Vaduz) gegen Armando Sadiku (R, FCZ). PUBLICATIONxNOTxINxSUIxAUTxLIExITAxFRAxNEDxUSA Vaduz 26 07 2015 Football Super League FC Vaduz FC Zurich Naser Aliji l Vaduz against Armando Sadiku r FCZ PUBLICATIONxNOTxINxSUIxAUTxLIExITAxFRAxNEDxUSA
Naser Aliji (m) në duel me Sadikun, gjatë ndeshjes Vaduz-Zurich

Armando Sadiku me golin nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 45-të rezultoi vendimtar në barazimin e Zurich-ut me rezultat 2-2 me Vaduzin e Alijit, në ndeshjen e javës së dytë të kampionati të Zvicrës. Elbasanasi Sadiku luajti titullar së bashku me Burim Kukelin e Berat Gjimshitin dhe kontribuar në pikën e fituar në transfertë. Naser Aliji është paraqitur pozitivisht për Vaduz, që gjithsesi nuk arriti dot të gjejë fitoren e parë.
Për t’u sinjalizuar gjatë kësaj ndeshjeje është edhe fakti se Sadiku në minutën e 42-të u ndëshkua me karton të verdhë, kurse u zëvendësua në minutën e 63-të. Kukeli luajti mjaft mirë dhe u ndërrua në minutën e 71-të. Zurich renditet i gjashti me 2 pikë, kurse Vaduz i nënti me 1 pikë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.