Sadiku, Gjimshiti e Memushaj vetëm barazime me skuadrat e tyre

0
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku
Armando Sadiku
Legjionarët/ Berat Gjimshiti dhe Armando Sadiku sërisht nuk kanë arritur dot të marrin një fitore me ekipin e tyre, Zurich. Skuadra ku bëjnë pjesë edhe dy lojtarët e Kombetares Shqiptare ka barazuar përballë ekipit të Luganos në transfertë me rezultatin e bardhë 0-0. Mbrojtësi Gjimshiti e ka nisur nga fillimi këtë takim duke luajtur për 90 minuta, ndërsa sulmuesi elbasanas, Armando Sadiku, ka hyrë në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë, por nuk ka arritur të gjejë dot rrugën e rrjetës për t’i dhëne ekipit të tij një fitore aq shumë të dëshiruar në këto momente të vështira për ekipin e Zurich.
Berat Gjimshiti
Berat Gjimshiti

Ndërkohë lojtari tjetër i Kombëtares kuqezi, Ledian Memushaj ka qënë titullar dhe ka luajtur për 90 minuta me ekipin e Pescarës në ndeshjen kundër Salernitanës. Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qënë një nga pikat e forta të skuadrës së tij, pavarësisht se nuk arriti të fitonte. Memushaj gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58′ të takimit.
Ledian Memushaj
Ledian Memushaj

S'KA KOMENTE

Comments are closed.