Sadiku gol, Avdijaj asis, por Vaduz mbetet në fund (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët/ Armando Sadiku vijon të shënojë rregullisht në kampionatin zvicerian, por skuadra e Vaduz nuk arrin dot të marrë pikët që i nevojiten aq shumë. Skuadra nga Lihteshtejni regjistroi një tjetër humbje ditën e sotme në një ndeshje të çmendur ndaj Young Boys, e cila përfundoi me rezultatin 5-4. Sulmuesi i Kombëtares, Sadiku, gjeti sërish golin teksa në minutën e 42′ i dha barazimin e përkohshëm Vaduzit duke i dërguar shifrat në 2-2 falë golit të tij.

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Vendasit reaguan në pjesën e dytë teksa shënuan plot 3 herë të tjera duke e dërguar rezultatin në 5-2, por me futjen e Albian Avdijajt në lojë në minutën e 72′ i cili dha edhe një asist, Vaduzi arriti të shënojë edhe dy gola te tjerë në minutat 75′ dhe 78′, por që nuk mjaftuan pasi ndeshja u mbyll me shifrat 5-4. Tashmë Vaduz mbetet në vendin e fundit të renditjes, e rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.