Sadiku gol në humbjen e Zurich, “thatësirë” për dyshen Tarashaj-Kamberi. Aliji shkëlqen tek Vaduz

0
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku
Armando Sadiku
Legjionarët/ Ka qënë një ditë e mirë kjo për sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku, por jo për ekipin e tij Zurich. Në ndeshjen për javën e pestë ekipi ku luan edhe sulmuesi elbasanas ka humbur përballë ekipit të Sion 3-1, teksa Sadiku ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 20′ por sërisht ekipi i Zurich e mbylli në disavantazh pjesën e parë. Pavarësisht se ekipi i tij humbi, sulmuesi kuqezi tregoi se po kalon një formë të mirë në aspektin personal, teksa ky ishte goli i dytë në kampionat për të.

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj
Ndërkohë “derbi” i shqiptarëve këtë rradhë e vuri Naser Alijin përballë Shani Tarashaj dhe Florian Kamberi që janë pjesë e Vaduz dhe Grasshoper. Ndeshja përfundoi në barazim 3-3, teksa të tre lojtarët e filluan nga minuta e parë këtë takim.

Florian Kamberi
Florian Kamberi
Tarashaj nuk arriti dot të vazhdonte ecurinë e tij pozitive të golave, teksa edhe sulmuesi tjetër Kamberi nuk arriti dot të shënonte emrin e tij në këtë festival golash. Të dy lojtarët u zëvëndësuan nga trajneri, Kamber në minutën e 79′ dhe Tarashaj në të 88′-tën. Ndërkohë mbrojtësi Aliji zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, teksa ndihmoi ekipin e tij të marrë këtë pikë të vlefshme.
Naser Aliji
Naser Aliji

S'KA KOMENTE

Comments are closed.