Sadiku gola mbijetese, “asist” për Hykën dhe Luzern

0
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Legjionarët/ Armando Sadiku tregohet edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij në Zvicër. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar një dopietë mbrëmjen e sotme në fitoren që Vaduz arriti të marrë ndaj Sionit, pikërisht me rezultatin e pastër 2-0. Sadiku zhbllokoi shifrat në minutën  31′ pasi ktheu në gol një 11 metërsh, ndërkohë që dyfishoi shifrat në minutën e 73′ duke vulosur përfundimisht shifrat e ndeshjes në 2-0. Vaduz arrin një fitore tepër të rëndësishme që e largon nga disi nga zona e ftohtë, ndërkohé Armando Sadiku vijon të tregojë vlerat që ka.

Ndërkohë Jahmir Hyka ishte titullar në fitoren që Luzern arriti të marrë në ndeshjen ndaj Grasshoper. Përballja mes dy skuadrave u mbyll me shifrat 3-0. Hyka luajti për 87 minuta në këtë sfidë që ishte tepër e rëndësishme për Europa Leaguen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.