Sadiku i dëshpëruar: “Nuk na duhej kjo humbje”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Ky është momenti i Armando Sadikut. Dy gola në dy ndeshjet miqësore para Europianit dhe shumë dyshime për trajnerin De Biasi për vendin e titullarit në majën e sulmit. 25-vjecari pavarësisht dëshirësh për të qenë ai zgjedhje e parë, kujton se vendimarrja i takon vetëm De Biasit.

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Jam profesionist unë stërvitem dhe falenderoj të gjithë stafin që më knë dhënë bësimin. E pranoj vendimin e trajnerit, kur të ketë nevojë do të futëm në fushë e të jap maksimumin”.

Sadiku gjithsesi nuk e fsheh hidhërimin për rezultatin negativ, që nuk i përgjigjet aspak asaj që dhanë në fushë kuqezinjtë.

Kemi luajtur mirë nuk meritonim këtë rezultat duhet të barazonim 2-2 të pafat me rastin e Lenjanit që goditi shtyllën. Duhet të shkojmë me kokën lart dhe me pozitivitet që të jemi gati për Europian. Goli ma dha kënaqësi sepse mendoja se mund të shënonim sërish. Në pjejës e dytë nuk luajtëm shumë mirë pësuam dy gola të tjerë. U hidhërova”.

Në fund Sadiku tregon dhe sekretin e një forme shumë të mirë gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Që nga janari kam shkuar te Vaduzi. Jam përkushtuar shumë me trajnerin persoanl dhe atë mental që të jem gati për europianin fizikisht dhe psikologjikisht. Trajneri mental është shumë i rëndësishëm”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.