Sadiku: Lart në tribunë e përjetova ndeshjen me shumë dridhje

0
SHPËRNDAJE

armando-sadikuSulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetares Vilma Masha, u shpreh se lart nga tribuna e ka përjetuar shumë keq ndeshjen.

“Aty lart në tribunë ndeshjen e përjetova shumë, me dridhje. Shpresova shumë që ekipi të reagonte pas kartonit të kuq, por ishim edhe të pafat. Dua të them se lojtarët e Izraelit luajtën me nervat tona dhe ia dolën.

Gjatë këtyre dy javëve jam përgatitur te klinika e Juventusit me mjekun e Kombëtares, Gianluca Stezina, të cilin dua ta falënderoj që qëndroi me mua. Në grumbullimin me Kombëtaren, tri ditët e fundit u stërvita 100 % me grupin. Sot, pasi biseduam me trajnerin De Biasi, vendosëm që do të ishte më mirë të mos rrezikoja për këtë ndeshje, por të pushoja e ta ndiqja ekipin nga tribuna”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.