Sadiku, “prekja e artë” e kombëtares

0
SHPËRNDAJE

Ajeti-Sadiku-XhakaElbasanasi Armado Sadiku, është lojtari që zhbllokoi sfidën ndaj Luksemburgut. Sulmuesi i Vaduz në kampionatin zviceran shënoi një gol të bukur me kokë në pjesën e dytë, i sapo futur në fushën e blertë. Krosimi i Kaces gjeti gati Sadikun të “ngul” kokën e tij me nuhatje të një sulmues të vërtetë rrace. Në mikrofonin e SuperSport futbollisti në fjalë shpreh emocionet e kësaj sfide, ku edhe pse miqësore, pati një impatik pozitiv në ambjentin kuqezi: “Jam i lumtur që goli im zhbllokoi skuadrën. Është shumë mirë kur vjen nga stoli dhe shënon. E shfrytëzova mundësin që mu dha dhe për këtë më vjen mirë. Këto dy ndeshje kemi bërë mirë, në Austri me pak fat mund të barazonim. Kemi dy muaj kohë për tu përgatitur dhe në të ardhhmen ndoshta do të mundojmë më shumë edhe për sulmin.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.